Tiranë – Berisha premton rritjen e përfaqësimit të gruas

PD do ta hapë të hënën fushatën e saj në sheshin “Skënderbej”. Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi rritjen e përfaqësimit të gruas në vendimmarrje brënda katër viteve të ardhshme. Duke theksuar angazhimin në fushatën elektorale, Berisha u shpreh se askush më shumë se sa gratë nuk mund të kontribuojë dhe përkushtohet për fitoren e maxhorancës aktuale. “Katër vitet e ardhshme do të jenë vitet e rritjes dhe zhvillimit të vendit. Brënda mandatit tim do të përcaktoj kuadrin ligjor, për t’i mbështetur gratë në punësim, në hapjen e biznesit, në përfaqësimin e tyre në instancat më të larta”, u shpreh Berisha. Kryeministri mbështet barazinë gjinore, ndërsa theksoi se në mandatin e arshshëm, qeveria e tij do të ketë tolerancë zero për dhunën ndaj gruas.

Advertisement