Tiranë | Berisha: PPE dënoi dhunën e 21 Janarit

 Në mbledhjen e grupit të PD-së kryeministri Berisha theksoi se rezoluta ka dënuar dhunën e ushtruar nga opozita në ngjarjet e 21 Janarit. “Rezoluta përbën një ndëshkim madhor ndërkombëtar për kryetrin e PS-së dhe atë grup bllokmenësh të rinj që në krye të saj e kthyen Partinë Socialiste në një parti dhune dhe taktikash për të marrë pushtetin” theksoi Berisha. Sipas tij kjo rezolutë përbën njëkohësisht një nga qëndrimet më të prera që është mbajtur ndonjë herë në Europën e pasluftës ndaj një force politike. “Cilado që kanë qënë forcat politike si ajo e Millosheviçit nuk kanë të regjistruar një rezolutë që të dënohen përpjekjet për të marrë me dhunë pushtetin” theksoi më tej Berisha.

Advertisement