Tiranë | Berisha: po villni vrer ndaj buxhetit; Blushi: vetëm dyqani i Saliut nuk taksohet

Kuvendi-i-Shqiperise

Kryeministri Berisha akuzoi se opozita po vjell vrer mbi buxhetin. Ai kujtoi sheshin Skënderbej ku sipas Berishës cdo taksë gjelbërimi kalon në mbjellje te pemëve. “Po ju citoj disa rreshta te nje shkrimtari. Kravaten time me te mire do ia lidh kalit te pare qe do me dale para. Po villni vrer ndaj buxhetit. Ju sjell këtu Tiranën. Qytetarëve të Tiranës u kushtoi 5 mijë dollarë një pemë me qeverisjen tuaj vendore. Mblidhnit taksën e gjelbërimit, por nuk thoni dot pyllëzuam Tiranën, këtë se thoni dot. Shko shikoje sheshin, mori drejtimin e zhvillimit jeshil. Nga betoni kaloi në shesh të gjelbëruar. Shihni more. A e kuptoni se çfarë ishte piramida apo jo? Piramida nuk ndërtojmë më. Nuk bëjmë Kurbane e rite të vdekjes. Ne kemi ritin e jetës. Atëherë më sulmuat kur fola për Harry Poter po tani që ju mbiu Kurbani tek dera e partisë? E merrni me detyrim dhe e lexoni me detyrim librin. Ja pra që ju mbiu Kurbani juve”. I menjëhershëm ka qënë reagimi i Ben Blushit. “Kollares po i vure llastik e var ku te duash. Po flet për taksat, por si ka mundësi, vetëm dyqani i Saliut nuk taksohet. Ai sheshi është bërë mirë se më jep mundësi të shkoj në shtëpi 5 minuta më shpejt në shtëpi por a mund të ma thotë njeri si të shkoj më tek monumenti. E keni hypur Skëndërbeun mbi një lopë dhe e keni lënë aty të kullosë bar ne fushe. Kjo nuk është për të qeshur. Po pati mundësi Saliu të shkojë tek monumenti pa hequr këpucën jam gati ta ndjek dhe unë”.

Advertisement