Tiranë | Berisha: po presim rezultatin e një gare të mundimshme

berisha-mbledhje-qeverie-

Duke theksuar se shumica e qendrave më të mëdha në vend, ia kanë besuar administrimin opozitës, ai shtoi se “votën politike për siglat e partive e ka marrë mazhoranca”. Kryeministri Sali Berisha komentoi dhe garën për Tiranën, duke thënë se tashmë presim rezultatin e një gare mjaft të mundimshme. Duke folur për procesin, ai u shpreh se, “beteja e Tiranës më duket si shpirtnxjerrëse, kushdo që t’a fitoje atë”, Kryeministri u shpreh se do të priste përfundimin e rezultatit për të uruar fituesin e zgjedhjeve në kryeqytet. Nga ana tjetër, kryeministri ka theksuar se numërimi i votave në Tiranë, tregon dhe transparencën dhe procedurën e ndjekur nga ana e administratës. Ai u shpreh se në gjithë vendin zgjedhjet kanë qenë model. Ndërkohë që Berisha ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme dhe faktin se zgjedhjet u zhvilluan me standardet më maksimale në vend. “Qytetarët, me zgjedhjet e 8 Majit nderuan më mirë sesa asnjë herë tjetër lirinë dhe vlerat e tyre. Dëshmuan para botës dëshirën për të konsoliduar sistemin demokratik në vend. Këto zgjedhje dëshmuan edhe një herë me qartësinë e dritës së diellit, se në këtë vend çdo votë numërohet më me përgjegjësi më me saktësi se në çdo vend tjetër”, tha Berisha.

Advertisement