Tiranë | Berisha organizon pritje për familjarët e policëve dhe gardistëve, sërish akuza për kryeprokuroren Rama

 Në një pritje të organizuar posaçërisht për ta, kreu i qeverisë rivlerësoi sërish rolin e tyre në mbrojtje të institucioneve dhe qetësisë publike. “Ata janë heronj të Shqipërisë, gjë që e treguan edhe me mbrojtjen e flamurit kombëtar”, tha ai mes të tjerash. Shefi i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe kryeprokuroren Ina Rama duke thënë se mashtroi shqiptarët duke deklaruar se nuk ka një akt-padi për dhunuesit e kryeministrisë. Sipas tij Ina Rama gënjeu edhe në sy të ambasadorit të SHBA-së Arvizu se nuk ka një akt-padi të dhunuesve pasi dokumenti është dërguar. Ai gjithashtu i ka kërkuar kryeprokurores Rama të dalë para shqiptarëve dhe të mbajë përgjegjësitë e saj pasi drejton një instiucion kushtetues. “Kush të tha t`i gënjesh shqiptarët. Dil para shqiptarëve dhe mbaj përgjegjësitë e tua pasi drejton një institucion kushtetues” theksoi Berisha.

Advertisement