Tiranë | Berisha: opozita me interesa mafioze; Ruci: kryeministri do të fitojë edhe nga plehrat

alt

“I gjithë problemi i socialistëve ishte se do vendoset vendimi i qeverisë si kusht për çdo import dhe këtë këta nuk e kanë nga urrejtja ndaj meje, por e kanë nga dashuria që importuan për plehrat para këtij vendimi, sepse kanë frikë se do të shkurtojnë interesat lobiste të tyre, sepse ligji i disiplinon importet në mënyrën më të hekurt dhe ata kanë interesa mafioze”, u shpreh Berisha. Sipas tij socialistët mendojnë se duke lakuar emrin e Berishës çdo minutë njerëzit do i besojnë, por ata vërtetojnë të kundërtën. Ai tha se 6 mijë tonë mbetje eksportohen nga Shqipëria çdo vit dhe kjo do vijë në rritje. “Për shoqërinë civile e garantoj se do jetë bashkëvendimmarëvese me Këshillin e Ministrave për çdo mbetje, dhe ua them në shenjë respekti sepse kanë qenë një zë i rëndësishëm për mbrojtjen e ligjit dhe ata që bëjnë militannt i vlerësoj aty ku kanë qenë racional, por problemi ishte shkarja e madhe që bënë ata duke bërë thirrje për vota ata po luajnë për partinë dhe jo shoqërinë civile, ndaj dhe unë zotohem se çdo vendim qeverie do jetë proces i një konsultimi me shoqërinë civile dhe organizatat për mbrojtjen e mjedisit. Në replikë ndaj Kryeministrit, reagoi kryetari i grupit kuvendor socialit Gramoz Ruçi i cili u shpreh se, “Kyeministër qytetarët thonë, mos u ngopsh, edhe nga plehrat do të fitosh. Po mirë punët e tjera që aq di dhe aq bën por si ka mundësi që e kthen në tragjedi ekologjike si vend, si mjek jo si Kryeministër. Kur ke pasur të drejtë, kur ke thënë që në 2004 që importi i plehrave është katastrohfë ekologjike apo sot ndryshoi. Shoqëria civile kërkon anulimin, mirato dekretin e Presidentit”.

Advertisement