Tiranë | Berisha: nuk them se nuk ka të papunë dhe nuk ka të varfër

Sunday, December 14, 2025

“Rama po merr hua nga vitet ’90 një statistikë të diktatorit. Dhe tani përdoret e njëjta statistikë që në Shqipëri ka 1 milion të papunë dhe mashtrimi më i madh është ai që thotë se këtë e ka thënë Banka Qendrore e vendit. Në këtë deklaratë ka thjesht një nostalgji për etërit nga bijtë e tyre dhe ka një mashtrim të madh pasi kjo deklaratë nuk është bërë asnjëherë nga Banka e Shtetit, e cila prodhon statistika monetare dhe jo statistikat e papunësisë, që nxirren nga zyrat e punës, INSTAT apo anketimet”, tha Berisha. “Ti lëmë Ramës, statistikën e Ramizit dhe të dalim në statistikën reale. Shqipëria ka në total 565.600 pensionistë. I them Ramës se ka 301 mijë fëmijë të moshës nga 0-6 vjeç, të cilët ai i llogarit të papunë. Në vend ka 650 mijë nxënës e studentë, në fshat janë 320 mijë ferma. Nëse i llogarisim këto kategori bëjnë 1.5 milion pensionistë, fëmijë e studentë”, tha Berisha. “Atë që dua ta këshilloj është të paktën të thërrasë një nga zotërintjë që e njeh problemin në partinë e tij, të thërrasë një që njeh statistkën e bankës. Është qesharake. Unë nuk them se nuk ka të papunë dhe nuk ka të varfër, apo se nuk ka mjerim, por nuk mund të thuash se ka 1 milionë të papunë dhe se qeveria ka 30 taksa më shumë. Ky njeri që ka ngelur në stadin e ngjyrave nuk ka arritur në stadin e shifrave”, nënvizoi kreu i Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -