Lajmi është bërë me dijeni nga kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, duke shtuar se për dëmshpërblimin e këtyre familjeve të përmbytura, një kontribut të veçantë do ta japë edhe Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare. “Fonde të tjera janë vënë edhe në dispozicion të infrastrukturës së shkatërruar të rrugëve prej përmbytjeve”, tha më pas lidhur me një fakt të tillë kryeministri Berisha. Ndër të tjera, ai ka shtuar se edhe problemet e argjinaturave në zonat e përmbytura duhet që të shihen seriozisht dhe të mos bëhen arnime, por rindërtime të plota të tyre. “Janë projekte të kushtueshme, që shkojnë deri në disa kilometra, por ndërhyrjet në to duhet të fillojnë sa më shpejt”, tha para ministrave Berisha. Më tej, ai vuri në dukje edhe faktin se duhet punuar për projektin e by-passit të Shkodrës.