Berisha theksoi se siguria në rrugë është një problem kompleks që kërkon një bashkëpunim të gjerë. “Siguria rrugore përbën themelin e parandalimit të aksidenteve. Qindra jetë njerëzish humbasin jetën pikërisht nga mungesa e sinjalistikës dhe e elementeve të tjera të sigurisë në rrugë”, u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit ka vullnet politik për masa konkrete në një plan veprimi që do të shënojë kthesë rrënjësore në uljen e numrit të aksidenteve.