Tiranë – Berisha në konferencë për shtyp, të presim rezultatin me maturi

“Përshëndes përfaqësuesit e të gjithave forcave politike të cilët menaxhuan sot të paktën sipas të dhënave deri të tanishme një proces zgjedhor dinjitoz e menaxhuan atë në tërësi në frymën e një bashkëpunimi bazuar në ligjin koncensual të miratuar nga parlamenti shqiptar” tha kryeministri. “Falenderoj të gjithë qytetarët Shqiptarë që e vlerësuan në mënyrën më serioze këtë proces dua tu informoj se pjesëmarrja në këto zgjedhje përbën risinë pozitive është 15% më e lartë se në vitin 2005 e në zgjedhjet lokale të vitit 2007. Zgjedhjet do mbyllen, qendrat e votimit sepse orari kështu e përcakton do të vazhdojë ku ka njerëz në radhë, por faza me delikate është faza që vjen. Unë kam besim së pari te komisionerët të cilët e menaxhuan në një shkallë të lartë cilësie ligjore procesin zgjedhor. Së dyti kam besimin më të madh te forcat e policisë siç jemi dëshmitarë në këtë fushatë ka pasur zero implikim të forcave të rendit. Kam besim të plotë se në traditën e tyre të shkëlqyer kanë bërë transportin prefekt të materialit. Së treti kam besim të madh te numërimi i cili do të jetë elektronik deklaroi më tej Berisha. “Në këto zgjedhje nuk ka të humbur, këto janë zgjedhje vetëm për të fituar ndaj dhe janë më të fituara sepse Shqipëria Evropiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve ndaj dhe unë do tu ftoja të gjithë qytetarët që të ndjekin rezultatin me maturi me qytetari pa krijuar idera të faktorëve të humbësve dhe fituesve. Unë pres me qetësi në zyrën time rezultatin deri në orët e vona.” tha Berisha. Sipas Berishës, vlerësimi i tij përfundimtar për zgjedhjet e kanë 500 votuesit e huaj dhe 5000 mijë shqiptarë zgjedhjet të cilat kanë qenë më të vëzhguara në tërë historinë e pluralizmit.

Advertisement