Berisha nuk ka dhënë asnjë deklaratë në këtë konferencë veç mirënjohjen e tij ndaj të gjitha atyre që e kanë uruar pas datës 29 qershor. “Jam sot këtu për të shprehur mirënjohjen time më të thellë, urimet më të përzemërta për dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë të të gjitha moshave, burra, gra fëmijë, të rinj të reja, te moshuar nga të katërt anët e Shqipërisë nga Kosova dhe të gjitha trevat Shqiptare nga diaspora dhe emigracioni Shqiptar nga të gjitha vendet e Evropës për mesazhet që më kanë dërguar nga data 29 qershor e deri më sot. Kam dalë këtu vetëm për të përshëndetur ata qindra mijëra shqiptarë që më kanë dërguar mesazhe” deklaroi Berisha.