“Gjëndja e arsimit profesional lë për të dëshiruar. Ne shohim se ka një shifër prej 22 përqind të nxënësve që ndjekin këtë lloj arsimi, kur objektivi ynë është së paku 40 përqind”, u shpreh Berisha. Gjatë 2008 por edhe 2009, IPT ka dhënë nga 7 milion euro për zhvillimin dhe reformimin e arsimit profesional. Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian, Helmut Lohan tha se arsimi profesional është një pikë kryesore për ekonominë, ndaj Shqipëria duhet të ndërrmarë reforma konkrete në këtë sektor. Ministri i Arsimit, Fatos Beja tha se është punuar për ndryshimin e ligjit për arsimin profesional, në mënyrë që këta nxënës të kenë mundësi të vazhdojnë edhe arsimin e lartë. Zoti Beja tha se gjatë tre viteve të ardhshme do të ndërtohen 6 shkolla që do t’i shërbejnë arsimit profesional.