Tirane – Berisha merr pjese ne takimin e Partive Popullore Evropiane

Kryeministri Sali Berisha gjatë ditës së sotme, do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), në Bruksel. Pas këtij takimi, Berisha do të jetë sërish, i ftuar në një takim të zgjeruar me përfaqësues të firmave më të mëdha gjermane, në Essen, ku do të pritet nga z. Bodo Hombah, Anëtar i Kryesisë së Komisionit të Lindjes të Ekonomisë gjermane dhe Kryetar i Grupit mediatik WAZ. Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha do të prezantojë reformat dhe arritjet e qeverisë shqiptare në fushën ekonomike, në sajë të të cilave është krijuar një klime tepër e favorshme për biznesin vendas dhe të huaj në Shqipëri, si dhe do të flasë për ‘Potencialet e Investimit në Shqipëri për Ndërmarrjet Gjermane’.
Advertisement