Tiranë | Berisha: më shumë informacione kemi marrë nga kryepleqtë se nga agjentët e SHISH

 Berisha tha se ishte lajmëruar prej ditësh nga kreu i PS se do kishte dhunë, por askush nuk mendonte se do të ishte në nivele të tilla. Ai kritikoi dhe drejtuesit e SHISH, të cilët tha se paguhen nga taksapaguesit shqiptar për të dhënë informacione. Ai u shpreh se kryepleqtë e fshatrave kanë dhënë më shumë informacion për organizimin e demonstratës së dhunshme, sesa agjentët e SHISH. “Nga kryepleqtë e fshatrave kam marrë më shumë informacion, se kush paguante para, sa paguante dhe çfarë u thuhej demonstruesve, sesa nga SHISH. Kjo agjenci u verbua dhe u shurdhua”, tha sot Berisha.

Advertisement