Tiranë – Berisha, më 1 maj do realizohet rritja e pensioneve dhe pagave

Deklarata e kryeministrit Berisha u bë gjatë inaugurimit të përfundimit të autostradës Lushnje-Fier. Sipas deklarimit të kreut të ekzekutivit qeveria disponon çdo qindarkë për realizimin e këtij premtimi. “Ju garantoj se nga 1 maji, çdo pensionist në fshat do të marrë një pension 2 herë më të madh se 4 vite më parë. Ju garantoj se ky është vetëm hapi i parë, sepse ne do të zhdukim përfundimit diferencimin e pensionit të fshatit dhe qytetit dhe do të shkojmë drejt barazimit të plotë të pensioneve. Është vërtetë që qeveria ime disponon çdo qindarkë për të rritur rrogat dhe pensionet siç ka premtuar”- tha kryeministri Berisha. Gjatë këtij inaugurimi Berisha i është drejtuat me tone të ashpra opozitës, duke kërkuar uljen e taksave dhe tatimeve në Bashkitë që ata drejtojnë. “Më duhet tu them zotërijnve të opozitës mos derdhni lot krokodili. Unë ju bëj thirrje ta konsideroni seriozisht uljen e taksave, për këtë keni një javë afat, për ndryshe qeveria do jua vejë kufirin tek thana”- tha Berisha. Inaugurimi i autostradës Lushnje-Fier është një investim tërësisht Italian, i cili kap shifrën e 21 milion eurove. Kjo autostradë është e gjatë 22 kilometra me 4 korsi si edhe me mbikalime dhe nënkalime sipas standarteve europiane për këmbësorë edhe automjete.

Advertisement