Tiranë | Berisha: Mbështesim biznesin e energjive të rinovueshme

alt

“Ne konsiderojmë potencialin hidrik si pasuri mbi të gjitha pasuritë e kësaj toke dhe shfrytëzimin racional të ujrave në veçanti, si përparësia më madhore, ndaj jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë”, tha Berisha. Nisur nga fakti se energjia është problemi më madhor në Europë dhe botë dhe do të vijojë të mbetet e tillë për t’u zgjidhur, Berisha shprehu ambicien e qeverisë për të zhvilluar të gjitha llojet e energjive të rinovueshme të ujit, erës dhe atë diellore, të cilat nuk krijojnë probleme mjedisore dhe shëndetësore. “Me ambicjen për një Shqipëri të zhvilluar, qeveria bën gjithçka për zhvillim të qëndrushëm, ku shtyllë është energjia jeshile”, tha Berisha, duke kërkuar që gjithë ujërat që derdhen në duhet të prodhojnë energji, pasi vendi e ka këtë potencial ujor. Kryeministri vlerësoi efektet që ka dhënë zbatimi i ligjit “Për koncensionet”. “Ne ja dolëm të firmosim me ju mbi 120 kontrata për ndërtimin e rreth 320 HEC-eve dhe interesi mbetet i madh për të tjerët”, tha ai. Nisur nga fakti se në 30 vjet nuk u ndërtua asnjë HEC, Berisha vlerësoi arritjet në këtë drejtim. “Gjatë këtyre viteve kanë përfunduar mbi 25 HEC-e nga fillimi, janë rindërtuar nga e para 21 dhe kemi në total 46 hidrocentrale”, tha ai. Kryeministri i konsideroi “shumë inkurajues”, faktin që kanë nisur punimet në 100 HEC-e të tjera, me kapacitet të instaluar në total prej 240 MV dhe kanë projekte zbatimi për rreth 100 të tjerë.