Tiranë – Berisha: liberalizimi pas reformave të suksesshme

Duke e konsideruar këtë si një mesazh miqësor që Evropa i dërgon shqiptarëve, Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për këtë votim historik. Në një konferencë për mediat nga selia e kryeministrisë, pak minuta pas votimit në Bruksel, shefi i qeverisë siguroi vendet e BE-së se prej lëvizjes së lirë shqiptarët nuk do të krijojnë probleme apo do të shkelin rregullat e komunitetit. Berisha theksoi se vendimi erdhi pas përmbushjes së një sërë reformave, luftimit të krimit dhe korrupsionit, zgjedhjeve të 2009, forcimit të kufijve si dhe pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. “Ne bëmë Shqipërinë një vend të respektuar për qytetarët dhe Europën. U krye, gëzuar për shqiptarët!”, u shpreh Berisha.

Advertisement