Tiranë | Berisha: Kuvendi i mori pushtetin Presidentit

“Marrje të pushtetit Presidentit”, e ka cilësuar deputeti i PD-së, Sali Berisha, hedhjen poshtë një javë më parë të votimit të dekretit të autoritetit më të lartë shtetëror, për emërimin e Zana Xhukës në krye të ILDKP-së. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi mazhorancën për dhunim të rregullores së institucionit. Berisha gjithashtu akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra për shëndetësi falas, për ulje të papunësisë, legalizim falas, etj. Ai paralajmëroi se fuqia e protestave popullore, që siç tha ai, janë aktive në mbarë vendin, është në gjendje të bëjë “pluhur” qeverinë e kësaj mazhorance.

Advertisement