Tiranë – Berisha: kryeqyteti nuk do të mbahet më peng nga Lepri

Thursday, December 11, 2025

Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha theksoi se deklaratat që qeveria ka djegur kredinë për unazën nuk janë gjë tjetër veçse mashtrime dhe sipas tij qeveria do të paraqesë edhe dokumenta për të vërtetuar këtë. “Dua t`i sqaroj qytetarët se kryetari i bashkisë së Tiranës i cili për fatin e keq të tyre udhëhiqet në parimin e përçmimit dhe nënvlerësimit dhe ndjen urrejtje ndaj qytetarëve dhe i lejon vetes që në këtë mentalitet të trashëguar nga blloku ti mashtroj pa asnjë skrupull” theksoi Berisha. Më tej kryeministri Berisha duke shpallur tenderin për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës theksoi se kryeqyteti nuk do të mbahet më peng nga Lepri. Më tej kryeministri Berisha duke shpallur tenderin për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës theksoi se kryeqyteti nuk do të mbahet më peng nga Lepri. Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu referuar deklaratave të kreut të bashkisë se kaosin e trafikut që pësoi Tirana dy ditë më parë e shkaktoi qeveria theksoi se kjo është një nga mashtrimet më të rënda që përmban ofendim ndaj qytetarëve shqiptarë. Kryeministri Berisha duke e cilësuar Ramën si personin më të papërgjegjshëm theksoi se ai duhet t`i kishte kërkuar të falur qytetarëve të Tiranës për kaosin e krijuar në trafik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -