Kështu i ka pohuar ambasadorja e Afrikës se Jugut, Ethel Mtintso, kryeministrit Berisha gjatë një takimi, duke theksuar se Republika e Kosovës është shndërruar tashmë, në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe se njohja se më shpejt e pavarësisë së saj, sjell një kontribut të rëndësishëm në konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Berisha nga ana e tij, u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët ruajnë ndjenjat më miqësore, ndaj Afrikës së Jugut dhe kombit afrikano-jugor dhe i rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të hapur së shpejti përfaqësinë e vendit tonë në Pretoria, si shenjë e vendosmërisë për të konsoliduar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Nga ana e saj, ambasadorja Mtintso duke e falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe miqësore i shprehu kryeministrit Berisha përgëzimet dhe urimet më të ngrohta për arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, si anëtarësimi në NATO dhe vendimi historik për heqjen e vizave, si dhe për ecurinë shumë pozitive drejt integrimit në BE.