Tiranë | Berisha: fushata të bazohet në vlerat qytetare

berisha-mbledhje-qeverie-

“Të gjitha forcat politike në këtë fushatë të zgjedhjes së qeveritarëve vendorë të japin kontributin e tyre duke shmangur çdo akt dhune, çdo akt teprimi dhe duke bërë që dialogu mes kandidatëve dhe projekteve të tyre të predominojë”, tha kreu i qeverisë. Berisha u shpreh se këto zgjedhje janë të rëndësishëm për qytetarin, por edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se “Aleanca për Qytetarin” do të tregojë vlerat më të mira të qytetarisë në këtë fushatë dhe ka kërkuar nga opozita të bëjë të njëjtën gjë. “Ftoj edhe një herë anëtarët dhe mbështetësit e kësaj aleance, ti përmbahen me rigorozitetin më të madh frymës, moralit të kësaj fushate. Sikundër, i bëjë thirrje edhe kundërshtarëve tanë që t’u japin mundësi qytetarëve të vlerësojnë garën e kandidatëve dhe alternativave dhe të lënë mënjanë pasion për fjalë kazani. Është në interesin më të mirë të gjithë forcave politike një fushatë e civilizuar. Këto zgjedhje kanë një rëndësi shumë të madhe, sepse do zgjidhen qeveritë direkte të qytetarëve shqiptarë”, tha kreu i mazhorancës. Ai shtoi se Aleanca për Qytetarin është tërësi e angazhuar për një fushatë të bazuar në vlerat qytetare, për një fushatë të bazuar në virtytet dhe moralin më të mirë qytetarë.

Advertisement