Tiranë | Berisha-Fule: mazhoranca e angazhuar për integrimin

Kryeministri Berisha priti sot në takim Komisionerin për Zgjerim të Komisionit Evropian, zotin Stefan Fule, i cili shoqërohej nga ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, zoti Ettore Sequi. Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen Komisionerit Fule dhe shprehu kënaqësinë për këtë takim, në të cilin u diskutua për çështje të bashkëpunimit në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe hapat e nevojshëm për avancimin e reformave të axhendës europiane. Në takim u diskutua, gjithashtu, për përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet e datës 23 qershor, si dhe çështje në lidhje me zhvillimet në rajon. Kryeministri e siguroi zotin Fule për angazhimin e plotë të mazhorancës për çuarjen përpara të procesit të integrimit dhe garantimin e një procesi zgjedhor sipas të gjitha standardeve të OSBE dhe Këshillit të Evropës.

Advertisement