Tirane – Berisha flet per krizen ekonomike

Ne mbledhjen e qeverise kryeministri Sali Berisha shmangu cdo koment per ceshtjen Pango, duke e drejtuar vemendjen tek situata ekonomike ne vend. Duke pranuar se vendi po perballet me pasoja te krizes ekonomike, por nuk eshte ne krize, kryeministri Berisha permendi privatizimet dhe kredine tregtare prej 250 milione eurosh, si shenje e besimit te investitoreve te huaj tek qeveria dhe ekonomia shqiptare. Kryeministri Berisha permendi uljen e taksave, rritjen e investimeve dhe rritjen e pagave e pensioneve si masat qe e kane parandaluar krizen ne Shqiperi, edhe pse nuk ka qene ky qellimi i kesaj pakete. “Kush do te ishte ai qe do te blinte me 104 milione euro OSSH-ne, me nje cmim qartesisht 30-40 per qind me te larte se te gjitha privatizimet ne rajon? Kush do t’i ofronte kredi Shqiperise sipas kerkeses se saj nga bankat tregtare ne rast se nuk do kishte besim te plote ne potencialin e saj ekonomik? Kush do ishte ai qe do pranonte te blinte 12 per qind te aksioneve te AMC me 48 milione euro pasi eshte ne shqyrtim edhe licensa e katert? Ne nje kohe krize nuk do kishte njeri, bankier apo financiaer, qe te mud te merrte nje vendim te tille”, ka deklaruar Berisha.
Advertisement