Tiranë – Berisha: ëndrra europiane u bë realitet

Kështu deklaroi Kryeministri Sali Berisha në Qytetin Studenti ndërsa shtoi se rruga e prosperitetit është një rrugë e pakthyeshme për të mundur një të ardhme tjetër. Berisha duke i përshëndetur të gjithë studentët në ditën e tyre u tha se ata tani kanë të hapur të gjitha dyert, falë realizimit të ëndrrës për të cilën luftuan dhe u përpoqën 20 vjet më parë të ashtuquajturit “Studentët e Dhjetorit”. Duke festuar me të rinjtë shqiptarë në kuadër të javës studentore, kreu i qeverisë theksoi se tashmë ëndrra europiane u bë realitet, pasi çdo shqiptar do të prekë Europën.

Advertisement