Z.Meta gjendet në përbërje të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri, z. Sali Berisha. Nga burime të MPJ konfirmohet se z.Meta do të marrë pjesë në takimin Vjetor të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike. Gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork, Berisha dhe Meta pritet të marrin pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme shumëpalëshe si Forumi i Udhëheqësve për Ndryshimet Klimaterike, apo dhe Takimi Vjetor i Udhëheqësve nga Ballkani. Zv/kryeministri Ilir Meta do të jetë i pranishëm në Takimin A5 në kuadrin e Kartës së Adriatikut, Takimin Vjetor të Aleancës së Civilizimeve, si dhe takimin e vendeve të Komunitetit të Demokracive, etj. Gjithashtu, z. Meta do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologët nga vendet e BE-së, rajoni dhe nga mbarë bota, – bëri të ditur zyra për shtyp e kreut të ministrisë së Jashtme.


