Tiranë | Berisha: do të vijojmë rritjen e pagave dhe pensioneve, marrëdhëniet me FMN normale

Saturday, January 17, 2026

Ai u shpreh se kjo rritje shkon kundër modeleve që po ndjekin vendet e tjera, por sipas kreut të qeverisë, këto vendime mundësohen nga zhvillimi ekonomik. “Do të rriten rrogat dhe pensionet në përputhje me parashikimet. Kjo si një politikë e domosdoshme, si një investim në burimet njerëzore, por edhe si ndjeshmëri ndaj pensioneve shqiptarë, të cilët duhet të marrin shumë më tepër nga ç’është e mundur, ndonëse si asnjë qeveri tjetër në Europë”, tha Berisha. Në mbledhjen e qeverisë, Berisha sqaroi dhe pozicionin e mazhorancës përballë vlerësimeve të FMN-së. Ai u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje për mos rritjen e pagave dhe taksat mes qeverisë dhe FMN-së. Ai u shpreh se FMN ka kërkuar vetëm mos rritjen e borxhit, gjë që sipas tij është respektuar nga qeveria. Nga ana tjetër ai ka theksuar se marrëdhëniet me këtë institucion janë normale. “FMN e ka theksuar në të gjithë dokumentet e tij suksesin ekonomik të Shqipërisë. Në treguesit makro ekonomik, si borxhet inflacioni dhe difiçiti buxhetor luajalitit dhe vendosmëria e qeverisë është absolute për t’ju përmbajtur objektivave. Nuk po shkelim asnjë lloj premtimit. Për rritjen e taksave nuk kemi marrëveshje me FMN. Pra marrëdhëniet janë shumë të mira dhe do vazhdojnë të jenë të tilla”, tha Berisha.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -