Tiranë | Berisha: do të ulet cmimi i internetit

Friday, January 16, 2026

Kryeministri theksoi se pritet që në muajt e ardhshëm të ulet në mënyrë drastike çmimi i internetit. Kreu i qeverisë theksoi se licensa e parë e teknologjisë 3G ka qenë e suksesshme në vendin tonë si dhe informoi se po bëhen studimet për t`i hapur rrugë teknologjive më të avancuara që ekzistojnë në këtë fushë. “Çmimet kanë një rënie të ndjeshme, kanë rënie edhe çmimet e sms, por jo aty ku duhet. Autoriteti po shqyrton praktikat për të vendosur normat e pranueshme të tarifimit të tyre. Po kështu, pritet që gjatë muajve të ardhshëm të ketë rënie dramatike të çmimit të internetit”, theksoi kreu i qeverisë. Po ashtu ai ka shtuar se vendimet e ekzekutivit kanë qenë thellësisht transparente, eficente dhe të dobishme. Po ashtu kryeministri nënvizoi se burokracia shqiptare, duhet të jetë burokraci dixhitale, ku nënvizoi në këtë drejtim se në tërësi progresi në fushën e moshës dixhitale, gjatë këtij viti ka qenë thelbësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -