Viktimat e Dajtit, ishin Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari. Në një deklaratë gjatë takimit me drejtues të Ministrisë së brendshme dhe Policisë së Shtetit, kryeministri pasi foli për masakrën e Durrësit, foli për pasurinë e krimit, duke paralajmëruar se do të ketë verifikim të aseteve që dyshohen se vijnë nga afera kriminale. Kryeministri lajmëroi se do të amendohet edhe ligji për luftën kundër krimit dhe sidomos ekonominë kriminale që krijon ai. Sipas Berishës, pasuritë mund t’i gëzojnë të gjithë ata njerëz që provojnë se i kanë fituar në mënyrë të ndershme, por jo ata që kanë kryer krime nga më të ndryshmet.