Afganistan – Ushtarët amerikanë operacion për zhvillimin e zgjedhjeve

Me anë të një deklarate, zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se objektivi i operacionit është që të sigurohet se komisioni i pavarur i zgjedhjeve dhe forcat kombëtare afgane të sigurimit kanë sigurinë e duhur për të bërë punën e tyre. Militantët talebanë në atë zonë janë zotuar të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve të 20 gushtit me sulme kundër qendrave të votimit dhe kërcënime ndaj votuesve. Po në Afganistanin jugor, një bombë e vendosur në anë të rrugës plagosi 2 gazetarë të agjencisë Associated Press, të cilët ishin bashkë me forcat ushtarake amerikane.

Advertisement