Tiranë – Berisha: do të bashkëpunojmë për hetimin e raportit të Marty-t

Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha duke i cilësuar këto akuza si të bazuara në pretendime të pafaktuara theksoi se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me EULEX-in dhe Hagën për të hetuar në Shqipëri. “Edhe pse EULEX-i ka një mandat për Kosovën ne e mirëpresim hetimin e tij theksoi Berisha duke shtuar se ministri i Drejtësisë dhe do t`i drejtojë gjykatës ndërkombëtare të Hagës një letër të veçantë ku do të garantohet se kjo gjykatë nuk do të ketë as kufizimin më të vogël për asnjë lloj hetimi. Gjithashtu kryeminitri Berisha tha se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet të zhvillojë hetime për akuzat, pasi në këtë raport akuzohet kjo gjykatë se ka fshehur krimet. “Janë lëshuar akuza direkte ndaj Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi se janë zhdukur prova. I takon kësaj gjykate të kërkojë se cilat prova ka zhdukur gjykata. Asnjë nga vendet e lira nuk ka qenë kurrë i interesuar që të fshihen dhe zhduken provat e krimeve të luftës. Aq më pak, mendoj dhe gjykoj unë, do të ketë qenë e interesuar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Ndaj dhe duke ftuar gjykatën që të rinis hetimet e kësaj çështje, e ftoj gjithashtu të qartësojë sepse kjo përbën një akuzë ndaj gjykatës”, theksoi Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha ka akuzuar Dick Martin se po bën avokatinë e verbër të Serbisë duke e ftuar edhe njëherë atë që provat që ai thekson se disponon t`ia dorëzojë drejtësisë.

Advertisement