Tirane – Berisha dergon mesazh ngushellimi familjareve te dy policeve

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të dy efektivave të policisë Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës të cilët u vranë ditën e djeshme në krye të detyrës. “Renia e tyre me nder ne krye te detyres, ne mbrojte te jetes, sigurise dhe rendit te qytetareve shqiptare, eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen tuaj te nderuar, por per te gjithe Policine e Shtetit, Kukesin dhe mbare Shqiperine”, thuhet ne mesazhin e kryeministrit. Berisha u shpreh se garanton mbeshtetjen e plote te qeverise per punonjesit e policise ne misionin e tyre. Gjithashtu në letrën e ngushëllimit Berisha shprehet se shkaktari i kësaj ngjarjeje do të marrë ndëshkim shembullor dhe të merituar, për aktin e tij makabër.
Advertisement