Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e theksoi gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka shtuar se një gjë e tillë do të kryhet, kur në të gjithë botën rritja e pagave dhe pensioneve është ngrirë për shkak të efekteve të krizës ekonomike globale. “Buxheti i vitit të ardhshëm përballon me faturë të plotë përfundimin e mbi 2 mijë kilometrave të aksit Tiranë-Elbasan dhe Boshtit të Jugut”, tha ai. Duke shtuar më tej, kreu i qeverisë tha se buxheti i drejtohet edhe infrastrukturës ujore ku do jenë me qindra ujësjellësa të rinj dhe kanalizimeve të shumta.