Tiranë – Berisha, banorët të evakuohen, jemi buzë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Berisha tha se gjatë natës që kaloi në Fierzë dhe në Koman prurjet janë mbidyfishuar. “Prurjet në Fierzë dhe Koman janë mbidyfishuar. Natën që kaloi, prurjet në Fierzë arritën në 1800 metër kubë në sekondë”, theksoi ai. Kryeministri ka garantuar se është respektuar rregullorja e digave. “Autoriteti i mbikqyrjes së digave zbatoi rregulloren. Spekulimi në këtë moment është amoralitet”, shtoi ai. Berisha tha se për situatën në vend është informuar NATO. Ndërkohë që kryeministri italian Berlusconi ka dërguar këshilltarin e tij kryesor në vendin tonë. “Po ashtu të vendosura të ndihmojnë janë edhe qeveria e Austrisë, Kosovës dhe Maqedonisë”, nënvizoi ai. Kreu i qeverisë ka deklaruar se nëse situata në veri vazhdon të përkeqësohet në këtë zonë do shpallet gjendja e jashtëzakonshme. “Një nga arsyet pse Komiteti u mblodh në Shkdoër ishte pikërisht për të vlerësur nëse duhet të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme. Nuk përjashtoj, mundet të shpall gjendjen edhe që sot. Jemi buzë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, pohoi ai.

Advertisement