Në nisje te diskutimit të dy segmenteve të unazës së madhe të Tiranës, përkatësisht atij Babrru-Bregu i lumit- Kthesa e Kamzës dhe segmentit nga rruga Komuna e Parisit, rruga e re Tiranë- Elbasan, shefi i mazhorancës akuzoi Edi Ramën se ka fshehur projektin për unazën e madhe të kryeqytetit duke lejuar që kryeqyteti të ketë një trafik të llahtarshëm. Kryeministri tha se kreu i bashkisë më të madhe në vend e ka përqëndruar vëmendjen tek drejtimi i opozitës në kuti të mbyllur duke e lënë Tiranën pa asnjë investim. Këshilli kombëtar i rregullimit të territorit miratoi dy projektet të cilat parashikojnë ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës.