Tiranë – Berisha: Akademia e Arteve së shpejti do të quhet Universitet

Kështu ka pohuar kryeministri Sali Berisha nga mjediset e Akademisë së Arteve në fjalën e mbajtur me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2010-2011, duke i uruar studentët për një fillim të mbarë të tij. “Akademia e Arteve, prej nga kanë dalë emra të mëdhenj të artit dhe kulturës shqiptare, meriton më shumë mbështetje e për këtë arsye, ajo së shpejti do të marrë emrin Universitet”, theksoi mes të tjerash kreu i qeverisë. “Jam pro emërimit të Akademisë së Arteve si universitet. Kam besim shumë në pasionin dhe talentin tuaj, se ju do të arrini të shndërroheni në një nga qendrat më të fuqishme rajonale të artit”, shtoi kryeministri Berisha. Duke shtuar më tej se nisja e këtij viti akademik përbën një arritje pasi korrespondon me vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. “Ju e nisni jetën tuaj studentore si qytetarë të Europës dhe do të keni mundësi të lëvizni lirshëm në të gjithë hapësirën Shengen”, iu drejtua në fund kryeministri Berisha studentëve të Arteve të Bukura.

Advertisement