Tiranë – Beqja, energjia dhe uji janë shtrenjtuar ndërsa pensionet janë të ulëta

Kështu është shprehur gjatë seancës së sotme plenare, deputeti socialist Ilir Beqja, sipas të cilit, qeveria e koalicionit për integrim premtoi se nuk do të ketë asnjë pension nën 100 dollarë në vend, por realisht më i ulëti shkon 78-80 dollarë, edhe këta të qytetit, pa përmendur pensionin e fshatit. “Energjia dhe uji janë shtrenjtuar dhe me rritjen e çmimit të tyre nuk mund të kompensohet indeksimi i ri i rritjes së pensioneve”, tha lidhur me një fakt të tillë, deputeti i Partisë Socialiste. Sipas tij, integrim s’ka, por varfëria është me bollëk dhe koalicioni i integrimit është shndërruar në një koalicion që vjedh.

Advertisement