Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj duke folur në konferencën gjyqësore kombëtare u kërkoi anëtarëve të rinj të mos bëhen pre e ndërhyrjeve në marrjen e vendimeve por të punojnë në mënyrë të pavarur. Gjithashtu Beçaj duke rikujtuar se sistemi gjyqësor është i kritikuar nga politika theksoi se ai duhet të reagojë fort ndaj ndërhyrjeve të jashtme. “Për të arritur një sukses është mirëfunksionimi i KLD-së në interes të pavarësisë së gjyqësorit” theksoi Beçaj duke shtuar se ky institucion ka për detyrë të qeverisë gjyqësorin dhe ta bëjë gjykatën të pavarur nga çdo institucion tjetër. “Drejtësia garanton paanshmëri” theksoi më tej Beçaj duke shtuar se gjyqtarët duhet të jenë të drejtë në vendimet e tyre.