Baze theksoi se në vend është “krijuar një sistem terrori për ata që duan të thonë të vërtetën”. “Shqiperia është kthyer në një vend të traumatizuar nga lidhjet e politikës me krimin. është krijuar një regjim mediatik. Në krahasim me komunizimin ka një liri për të parë spektakle rozë, por nuk ka asnjë liri për të prekur regjimin”, theksoi Baze. “Ky është i vetmi regjim që ka krijuar modelin e mosdënueshmërisë së fajtorëve në pushtet. Jemi i vetmi vend që nuk ka ndëshkuar ministrat që akuzohen për krime të rënda, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e civilëve në Gërdec. është krijuar një sistem terrori për ata që duan të thonë të vërtetën. Kemi të bëjmë me një regjim ku krimi është i lidhur me politikën”, është shprehur gazetari.