Tiranë | Bashkia hap dyert pasditen e sotme për qytetarët

Friday, January 16, 2026

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, zyra e shtypit e Bashkisë ka bërë me dije se, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha fton qytetarët e Tiranës, që të vizitojnë zyrat e Bashkisë, sot pasdite në orën 18.30. “Bashkia u përket të gjithëve dhe ne do të punojmë për interesat e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre politike”, është shprehur Kryebashkiaku Basha. Dyert e Bashkisë do të jenë të hapura, për cdo qytetar të Tiranës të Mërkurën në mbrëmje.” Siç e ka theksuar edhe gjatë fushatës, por edhe ditën e betimit, kryebashkiaku Basha siguron edhe një herë, se qytetarët janë të parët dhe Bashkia është në shërbim të tyre. Vizitorët e Bashkisë do të kenë mundësinë të takohen me Kryebashkiakun Basha, në zyrën e tij. “Bashkia nuk do të jetë më vend i betejave politike. Të vetmet beteja të Bashkisë, do të jenë interesat dhe shqetësimet e qytetarëve të Tiranës”, është shprehur kryetari i bashkisë, Lulzim Basha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -