Kreu i bashkisë, Edi Rama tha se kjo është pjesë e një projekti të madh për parkun e Tiranës, një pjesë e fondeve për të cilën janë siguruar nga qeveria kuvajtiane por që pengohen nga qeveria për qëllime elektorale. “Përpjekjet që ne po bëjmë për parkun e liqenit, janë vetëm një pjesë e një përpjekjeje të madhe që do ta konkretizojmë me qeverinë që do të dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, duke investuar të gjithë atë fond që kemi siguruar nga miqtë tanë kuvajtianë dhe që kjo qeveri e pengon thjesht dhe vetëm për qëllime elektorale” theksoi Rama. Rama u shpreh se liqeni artificial do të shndërrohet në një hapësirë ku qytetarët e të gjitha moshave të kenë mundësi të shpenzojnë në mënyrën më të të shkëlqyer kohën e tyre.