Tiranë | Bashkia e Tiranës: kujdes nga mashtrimet për nxjerrjen e hipotekës

pallate

Zëdhënësja Anila Bisha vuri në dukje dukurinë se persona të caktuar, po abuzojnë duke u prezantuar si punonjës të Bashkisë dhe duke u kërkuar para qytetarëve “Rastet e denoncuara vijnë nga njësia bashkiake numër 6 në kryeqytet, ku një zonjë e prezantuar si punonjëse e bashkisë ka kërkuar një pagesë prej 2 mijë lekësh për t’iu përshpejtuar procesin e hipotekimit. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi ligji dhe vetëm ligji do të jetë orientimi i vetëm i Bashkisë së Tiranës në punën e saj, dhe jo sekserët”, tha ajo. Bashkia e Tiranës, nisur nga këto shqetësime, ka ndjekur rrugën ligjore, duke i përcjellë materialet për rastet në fjalë, pranë Policisë dhe Prokurorisë.

Advertisement