Tirane – Bashkia dergon planin e buxhetit 2009 prane njesive

Një dokument zyrtar u ëshë dërguar nga Bashkia e Tiranës të gjitha njësive bashkiake të kryeqytetit ne te cilen thuhet se pas vendimit të Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit në datë 3 shkurt, njësive vendore u dërgohet plani i tij, për vitin 2009. Kryetarët e njësive bashkiake theksojnë se buxheti nuk mund të hyjë në funksion dhe thesari nuk mund të kryeje asnjë veprim pa u votuar sërish dhe pa marrë miratimin e prefektit të Tiranës. Sipas tyre buxheti duhet të rishqyrtohet në mbledhje të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë edhe prefekti i qarkut të Tiranës, Ruzhdi Keçi , ka deklaruar se nuk është e mundur të fillojë levrimi i buxhetit në thesar pa u rishikuar vendimi i dërguar nga prefekti.
Advertisement