Tiranë | Basha: Tirana në trajektoren e një qyteti modern europian

alt

Realizimi i tij do të hapë edhe aksese të paimagjinuara më parë për qytetarët, të moshuarit, fëmijët e kryeqytetit, aksese në hapësira të gjelbra, parqe argëtuese, hapësira ujore. Kryebashkiaku Basha, duke e konsideruar organizimin e konkursit të sotëm, ku garojnë shtatë studio arkitekturore, “një ngjarje të madhe për qytetarët e Tiranës dhe mbarë shqiptarët”, tha se “projekti vendos përfundimisht Tiranën në trajektoren e një qyteti modern europian, të denjë për sfidat e shekullit të XXI”. Shtatë studio të njohura arkitekturore kanë nisur garën në Tiranë, për projektin e Bulevardit dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës. Studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit.

Advertisement