Tiranë | Basha inspekton punimet e ujësjellësit

alt

Ky rrjet ka një gjatësi totale prej 15 km që do të sjellë ujë për 35000 banorë të kësaj zone. Sipas kreut të bashkisë, ky investim që do të kushtoj afro 50 milion lekë të reja do të sjellë ujë në një zonë të zhuritur, ku uji ka munguar prej formimit të saj si një zonë banimi. “Menjëherë pasi të përfundojë instalimi i sitemit të shpërndarjes së ujit ne do të nisim rehabilitimin urban të zonës, pra do të shtrohen rrugët dhe në raste të veçanta do të veprohet me trotuar, ndriçim dhe gjelbërim, pra rikualifikim urban i plotë i zonës së Kodrës së Priftit. Paralelisht me këtë ne do të ndërhyjmë për reabilitimin e kolektorit tek rruga Dalip Topi. Pra kjo zonë e qytetit ndonëse nuk është në qendër dhe për fat të keq as në qendër të vëmendjes, sot është fuqishëm e rikthyer jo vetëm në buxhet, por dhe në zbatimin e këtyre projekteve nga UKT dhe ndërrmarje të tjera të bashkisë dhe nga kontraktorët, në mënyrë që edhe këtu sikundër në zonat e tjera ku do ndërhyjmë me buxhetin e vitit 2012 për të sjellë një standard më të mirë jetese” është shprehur Basha. Gjatë inspektimit të nisjes së punimeve, kryebashkiaku Basha është takuar dhe me banorë të zonës, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi mungesën e ujit të pijshëm. “Një vëmendje të veçantë i kërkova drejtorit të UKT-së, Dollapi për 32 familje të rrugës Violeta Manushi të cilët si rezultat i projektit kanë humbur lidhjen me sistemin e vjetër të ujësjellësit. Këto 32 familje deri më 27 prill do të furnizohen në mënyrë të pandërprerë nga UKT pa kosto dhe në 27 prill do të rikthehem personalisht për të kontrolluar që në rubinetat e tyre rrjedh ujë i pijshëm nga UKT” përfundoi kryebashkiaku.

Advertisement