Tiranë | Baronesha Ashton: të zhvillohet dialog mes liderve politikë

 Deklaratën e saj Ashton e ka bërë gjatë njërit prej diskutimeve mbi situatën në Shqipëri, në takimin e zhvilluar në Bruksel. “Kam biseduar me liderin e opozitës dhe kryeministrin Berisha, ne vazhdojmë të monitorojmë situatën në Shqipëri. Liderët politikë të dialogojnë për cështjet që i shqetësojnë”, ka deklaruar Ashton, ndërsa disa ministra të Jashtëm kanë kërkuar ndërhyrje më aktive për zgjidhjen e situatës në vendin tonë. Ka qene i dërguari i Baroneshes Ashton, Miroslav Lajcak, i cili ka raportuar lidhur me vizitën e tij javën e kaluar në Tiranë, ku në takime me liderët e vendit përcolli mesazhin e Brukselit për dialog dhe shmangie të dhunës.

Advertisement