“Qeveria duhet të vendosë autoritetin e saj në Korçë, sepse nga institucionet e Korçës vihet re një tulatje përballë konsullatës greke. Intelektualët e Korçës, pedagogët e universitetit, dhe zyrtarët lokalë, në shumicë, kanë frikë të prononcohen në lidhje me deklaratat antishqiptare të diplomatit grek. Këta duhet t’i kenë interesat të lidhura me shtetin shqiptar dhe jo me projekte private të përkohshme, të cilat i çojnë në komprimise jo të moralshme. Një pjesë e institucioneve të Korçës janë të varur prej saj për shkak të projekteve që zhvillojnë me ndihmën e konsullatës greke. Ata duhet te zgjedhin, kush janë më të rëndësishme, projektet apo Shqipëria, atdheu i prindërve të tyre dhe e ardhmja e fëmijëve. Shqipëria nuk është më vendi që mund ta nëpërkëmbin fqinjët, por një vend anëtar i NATO-s dhe ardhmja e saj do të jetë më reputative në rajon”, thuhet në deklaratë. Më tej vijohet duke thënë se, gjenocidi grek ndaj çamëve, hebrejve dhe popullsive të tjera është i njohur, vetëm Greqia, Piramida Financiare e Europës, nuk e pranon.