Tiranë – Balla: statusi kandidat u refuzua si pasojë e dështimit në qeverisje

“Berisha po sulmon Komisionin Europian pasi nuk do të pranojë se KE ia hoqi vizën shqiptarëve duke i vënë vizën atij” theksoi Balla. Sipas tij Bashkimi Europian vendosi të refuzojë statusin e vendit kandidat pasi kryeministri Berisha ka dështuar në qeverisjen e vendit. “Berisha po mban peng integrimin pasi po mban peng zgjidhjen e krizës” theksoi Basha duke shtuar se mazhoranca po shpërfill rekomandimet e BE-së për zgjidhjen e krizës.

Advertisement