Tiranë | Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes ndaj Shpëtim Gjikës

Zhvillohet seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për “Falsifikim të dokumentave”, kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, si dhe “ndërtim i paligjshëm të kryer në bashkëpunim”. Gjatë seancës në Gjykatën e Tiranës, ku ishin të pranishëm 7-të të pandehurit e dosjes “Gjika”, avokatët mbrojtës kërkuan pushimin e çështjes për shkak të shkeljeve të procedurave ligjore të kryera nga Prokuroria e Vlorës gjatë hetimit ndaj të pandehurve. Kjo kërkesë e avokatëve mbrojtës gjeti kundërshtinë e përfaqësuesit të prokurorisë, Dorian Tafili e cili kërkoi shtyrjen e seancës me qëllim përgatitjen e dokumentit që do faktoj arsyet pse duhet të vijoi shqyrtimi i kësaj çështje. Trupi gjykuese pasi vlerësoi kërkesat e palëve vendosi që ditën hënë 10 Mars të zhvillohet seanca e radhës. Në përfundim të seancës gjyqësore, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në një prononcim për mediat e vlerësoi gjyqin si fals dhe të motivuar politikisht. Kreu i Bashkisë së Vlorës garantoi se do jetë i pranishëm në të gjitha seancat gjyqësore, përjashtuar këtu rastet kur seancat në fjalë do bien ndesh me axhendën që ka në Bashkinë e Vlorës.

Advertisement