Tiranë | Asgjësohen 1780 kg kanabis, plan strategjik për luftën ndaj trafikut të drogës

Ministria e Brendshme asgjesoi sot përmes djegies 1780 kilogram kanabis sativa si dhe një sasi të konsiderueshme drogash të tjera të rënda. Gjatë aksionit të zhvilluar në Bërzhitë të Tiranës kanë marrë pjesë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ambasador të akredituar në Tiranë, si dhe disa deputetë, anëtarë të komisionit të Sigurisë. Ministri i Brenshëm Saimir Tahiri, në një prononcim për mediat u shpreh se Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë një plan strategjik për të luftuar prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike në territorin e Shqipërisë. Sipas Tahirit, sasisa e lëndës narktoike e sekuestruar ditët e fundit është tregues i qartë i vullnetit për të luftuar këtë fenomen dhe jo anasjelltas. Sa i takon marrëdhënieve me partnerët e huaj në luftën ndaj trafikimit të lëndëve narkotike, Tahiri u shpreh se partnerët tanë janë të kënaqur me punën e policisë shqiptare.

Advertisement