Tiranë | Arvizu: ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë zyrtarët e korruptuar

alt

Duke folur në konferencën rajonale kundër korrupsionit ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, ambasadori i SHBA-ve i ftoi institucionet shqiptare të respektojnë ligjet dhe të luftojnë në mënyrë të bashkërenduar korrupsionin, këtë fenomen që siç tha ai ekziston edhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Ai apeloi që ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë zyrtarët e korruptuar, zyrtarë të lartë apo të thjeshtë qofshin. “Në SHBA askush nuk është mbi ligjin, zyrtar i lartë apo edhe vetë Presidenti, pasi të gjithë janë subjekt i ligjit”, theksoi ambasadori amerikan. Ai vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit duke veçuar këtu hapat e kryer në fushën e sigurisë. Arvizu nënvizoi se korrupsioni në fushën e sigurisë duhet të trajtohet me kujdes pasi mund të ketë pasojë vdekjeprurëse për shqiptarët. Më tej ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu tha se për të luftuar korrupsionin duhet bërë më shumë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Advertisement